Durrës, bie aksidentalisht nga pallati, vdes punonjësi i ndërtimit
DURRËS- Bie aksidentalisht nga pallati, vdes punonjësi i ndërtimit. Burime nga policia e qyteti bregdetare të Durrësit, bëjnë me dije se viktima është Besim Omeri, 35-vjecar.
Ngjarja u shënua paraditen e sotme në lagjen numër 1 të qyteti të Durrësit.
Nga hetimet paraprake mësohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që trupi i pajetë i Besim Omerit është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, ndërkohë që do hetohet mbi kushtet e sigurisë teknike.
(e.m/BalkanWeb)