E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Skorpionët" përgjegjës për masakrën e Podujevës

 

BEOGRAD-Komandanti i njësisë së anti terrorizmit në Serbi dëshmoi kundër katër anëtarëve të njësisë famëkeqe "Skorpionët", që po gjykohen për krime lufte në Kosovë.

Spasoje Vulevicit, kreu i njësisë së anti terrorizmit, i cili luftoi në Kosovë tha se "kishte tregues të qartë" se "Skorpionët" ishin përgjegjës për vrasjet. Ai i quajti anëtarët e kësaj njësie si "mendërisht të pashëndetshëm" dhe të papërgatitur për betejë. Një tjetër anëtar është dënuar në vitin 2004 me 20 vjet burg për masakrën e Podujevës.

Bëhet fjalë për një nga masakrat më të rënda, atë të Podujevës në mars të 1999, ku u vranë 19 civilë, përfshi gra, fëmijë dhe të moshuar. Vetëm pesë fëmijë i mbijetuan masakrës.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›