Greqi, grevat paralizojnë shërbimin e transporteve
Greqia dhe me shume kryeqyteti i saj Athina do të përballen nga nje greve e pergjithshme 24 oreshe qe organizojne sindikatat e sektorit privat dhe atij shteteror. Kaos pritet te shkaktoje edhe greva ne aeroportin e Athines “Eleftherios Venizellos” pas anullimit te mbi 50 fluturimeve te shoqerise Olimpik brenda dhe jashte vendit
ATHINE-Grevat bllokojnë Greqinë. Greqia dhe me shume kryeqyteti i saj Athina do të përballen nga nje greve e pergjithshme 24 oreshe qe organizojne sindikatat e sektorit privat dhe atij shteteror. Sic informon korrespondenti ynë në Greqi, Aleksandër Marku, problemet kryesore qe do të shkaktojë greva jane kryesisht ne transportin e sherbimit publik përderisa metroja nuk do të punojë per 24 ore. Pezullim do te vene per disa ore te dites edhe shoferet e autobuseve urbane, makinistet e trenave dhe tramvajeve .
Sherbimi hekurudhor do te anulloje pothuajse te gjitha udhetimet brenda Greqise si edhe shume udhetime jashte saj.
Sipas të njëjtave burime, kaos do te shkaktoje greva ne aeroportin e Athines “Eleftherios Venizellos” pas anullimit te mbi 50 fluturimeve te shoqerise Olimpik brenda dhe jashte vendit.
Por, edhe ne shoqërite e tjera të fluturimeve ajrore pritet të ketë probleme pasi në grevë marrin pjese edhe nënpunesit e sherbimit civil ajror.
Ne greve do te jene gjithashtu edhe punonjesit e sherbimit te poste-telekomunikacionit,qe do te nderpresin punen per tre ore, ata te sherbimit elektrik, te operatorit te sherbimit elektrik dhe ujit si dhe spitalet.
Per disa ore edhe mediat televizive greke do te heshtin per arsye te greves se punonjesve te televizioneve si dhe gazetareve .
Sindikalistet greke te bashkuar ne mitingun e protestes ne nje prej shesheve te Athines shprehin kundershtimin e tyre ndaj reformave qe kerkon te kryeje qeveria greke e z. Karamanlis duke privatizuar nje pjese te mire te ketyre nderrmarjeve shteterore sic jane sherbimi hekurudhor, postat, sherbimi elektrik, shoqeria Olimpik, portet dhe aeroportet e vendit.
Gjithashtu nje kerkese tjeter e grevisteve greke eshte dhe nenshkrimi i kontratave te pergjitshme te punes si dhe reformimi i ndermarrjeve gjysem shteterore.
Konfederata e Pergjithsme e sektorit privat dhe atij shteteor kane deklaruar se ne daten 21 tetor do te zhvillojne nje greve te pergjithsme 24 oreshe duke protestuar per politiken ekonomike te qeverise greke .
(d.b/BalkanWeb)