E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti ne stadiumJeremic i kerkonndjese Frattinit

ROME- Pas incidentit te ndodhur mbreme ne stadiumin e Xhenovas ku tifozet serbe shkaktuan trazira te shumta vjen edhe ndjesa e Serbise. Ne nje bisede telefonike Vuk Jermic ministri i Jashtem serb i ka kerkuar ndjese homologurt te tij Frattini per kete incident.

Gjate nbisedes telefonike me homologun e tij italian Jeremic ka kerkuar ndjese publike nga ana e qeverise serbe per incidentin e mbremshem. Duke shprehur hidherimin per ngjarjen Jeremic i beri te ditur Frattinit se ndaj huliganeve serbe do te merren masa radikale.

Sipas lajmit te publikuar nga agjencia italiane Ansa Jeremic citohet te kete thene se ndjehet dyfish ne faj ndaj popullit italian pasi eshte edhe nje nga mbeshtetesit me te medhenj te Serbise per integrimin ne BE.

Ndersa Frattini citohet te kete thene se qeveria dhe populli italian ndjehen te zhgenjyer nga ky incident.
m.a/BalkanWeb Lidhje te tjera VIDEO Incidenti ne stadium Jeremic i kerkon ndjese Frattinit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›