E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali-Serbi plasinakuzat per guerriljenne Xhenova

ITALI- Beteja guerrilase e tifozeve serbe me policine qe coi ne djegien e flamurit shqiptar dhe nderprerjen e ndeshjes Itali-Serbi ka bere qe mes ketyre te vendeve te kete nje perplasje te vertete se i kujt eshte faji. Presidenti i Federates Serbe Tomislav Karaxhic ka thene se ky ishte nje sulm ndaj shtetit italian dhe gjithe futbollit boteror.

Ne kishim dy dite ne Xhenova dhe ndjenim presionin e tifozeve tane perqark hotelit. Te marten Policia Serbe dhe Federata jone kishin informuar autoritetet italiane se drejt Xhenovas kishin udhetuar persona te rrezikshem me qellim nderprerjen e ndeshjes.
Nuk u be asgje dhe ndodhi ajo qe ndodhi ka thene Karaxhic.

Nderkohe ka qene i menjehershem reagimi i ministrit te puneve te brendshme te Italise Roberto Maroni. Faksi i autoriteteve serbe erdhi ne zyrat e Policise Italiane por ishte nje komunikim burokratik rutine dhe nuk permbante asnje alarm per ardhjen e tifozeve te dhunshem - deklaroi Maroni. Ai me pas i eshte pergjigjur edhe homologut te tij serb Ivica Dacic qe deklaroi se ne Beograd nje gje e tille nuk do te ndodhte.

Po ju kujtoj Gay Pride sa per te thene qe serbet nuk mund te na japin leksione tha Maroni. Ata mund ta ndalonin qe ultraset e tyre te dilnin nga Serbia por nuk e bene tha me tej ministri i brendshem i Italise.

E nderkohe kombetarja serbe ka mberritur ne Beograd ku futbollistet nuk kane pranuar te flasin para kamerave.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›