Incidenti nuk duhet te ndodhte akti eshte fyes dhe krim politik
PDIU Aleanca Kuq e Zi dhe Shoqata Atdhetare kane reaguar ndaj kesaj ceremonie duke deklaruar se vendosja e bustit eshte nje provokim. Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet denon provokimin e disa qarqeve per ngritjen e nje busti te te ndjerit Aristotel Guma ne Himare. PDIU kerkon qe te mos manipulohet me viktimat dhe qe te respektohet kujtimi i te ndjerit Guma. Ne kendveshtrimin tone ky eshte nje akt manipulativ qe tenton te manipuloje negativisht ndjenjat e minoritetit dhe te shqiptareve. Ne asnje rrethane ky provokim nuk i sherben bashkekzistences se nje vendi europian. Ky veprim eshte i paligjshem dhe sfidues pasi Keshilli Bashkiak i Himares e ka refuzuar ngritjen e nje busti te tille. Shteti shqiptar duhet te veproje per te dekurajuar ata qe duan te kthejne nje fatkeqesi me te cilen po merret drejtesia ne nje akt atavist e shovinist e qe nxit tensione te panevojshme ne mes te sezonit turist thuhet ne deklaraten per shtyp. Ndersa Aleanca Kuq e Zi theksoi Busti i Gumes vendoset arbitrarisht nga Omonia. PBDNJ po sfidon ligjet dhe shtetin. Greket me kete provokim po provokojne durimin e shqiptareve. Grupi i Intelektualeve dhe Bijve te Lire te Himares me ane te nje deklarate per median ben te ditur se dje ne Himare ka ndodhur ajo qe nuk duhej te ndodhte. Mirepo kete dite te mbushur me dhimbje dhe pikellim elemente nacionaliste greke te iniciuar nga struktura e organizates Omonia nga kreu i kesaj organizate i cili eshte nje shites i vertete i tokave te dhjetera himarjoteve i njohuri Vasil Bollano i mbeshtetur nga politikane te deshtuar dhe ekstremiste greke te prire nga Karathano dhe te mbeshtetur nga disa individe te Kishes me dijeni te Kryepeshkopit grek qe kryeson uzurpueshem Kishen Autoqefale Ortodokse Shqiptare sollen nje bust per te ndjerin Guma dhe e mbeshtollen ate me flamurin grek duke i vendosur nje mbishkrim ne greqisht me kuptim dhe qellim martirizimi ne emer te gjuhes greke ne Himare. Ky akt fyes provokues atentatues ndaj integritetit qenies dhe identitetit te Himares eshte nje krim politik per te cilin te gjithe organizatoret ideatoret pjesemarresit dhe sidomos imponuesit do te pergjigjen dhe do te ndihen te paqete perhere ne te ardhmen thuhet ne deklarate. Sipas grupimit Himara dje ka hyre ne nje kohe te rrezikshme. Krahines i eshte prekur rende historia dhe sidomos ekuilibri historik i saj. Nuk na duhen bustet e heronjve qe i propozon Omonia dhe ndonje strukture tjeter raciste antishqiptare Ne duam Himaren qe na lane te paret qe qeveriset vetem prej nesh dhe jo prej diktimeve te ardhura nga jashte. Askush te mos mendoje se ne Himare krere te njohur te ekstremizmit grek do te bejne rolin e forces speciale. Me kohe ndaj tyre do deshmojme forcen dhe qendrimin tone te prere e pa kompromis. Himara eshte Lulja e vilajetit ne Paqe thekson deklarata.