Rama Pakti me Berishen me 21 prill ishte nje gabim
Lideri i opozites Edi Rama pas tre vjetesh ka pranuar publikisht se ndryshimet kushtetuese te prillit 2008 kane qene nje gabim politik i tij. Ne nje interviste dhene gazetarit Sokol Balla ne Top Story me 14 korrik Rama ka pranuar gabimet e bera dhe nevojen per te rishikuar shumecka perhere me garancine e faktorit nderkombetar i vetmi qe mund te siguroje klime dialogu dhe te imponoje seriozitetin ne rrugen e integrimit. Te pendohesh do te thote te kesh bere nje mekat te reflektosh do te thote te kesh bere nje gabim. Nuk eshte e thjeshte por sa me shume reflektoj pasojat qe ka sjelle i gjithe procesi i pas vjedhjes se zgjedhjeve te 2009-s aq me shume mund te pranojme perfundimin se me ndryshimet kushtetuese jo gjithcka eshte bere ashtu si do te duhet te behej duke konsideruar sesa larg eshte pala tjeter nga cdo parim dhe vlere etike. Do ta bejme si analize me nje grup konstitucionalistesh dhe ekspertesh tha ai. Socialistet po pergatisin nje sere propozimesh per ndryshimin e Kushtetutes ku pika e pare eshte pikerisht ajo qe rikthen shumicen e cilesuar me tre te pestat ne zgjedhjen e krereve te institucioneve ne Kuvendin e Shqiperise. Pika e dyte mjaft e rendesishme ne kete pakete eshte ndryshimi i Kodit Zgjedhor nje reforme kjo e kerkuar edhe nga nderkombetaret. Sipas PS-se duhet te krijohen garancite e nevojshme ligjore qe manipulimi i ndodhur me 8 maj te mos perseritet. Por ne paketen e PS duket se do te perfshihet edhe ndryshimi i formules se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.