Incidenti nuk ka ndikuar në punën e Zyrës Administrative

Zyra Administrative në veri përkundër incidenti të së shtunës ku u plagos me armë zjarri zyrtari i saj, edhe sot po punon me entuziazëm të madh.
Shefja e kësaj zyre, Adrijana Hoxhiq tha për Radio Kosovën se situata e sigurisë është në nivel dhe kërkoi nga institucionet e Kosovës që kryesit e këtij akti kriminal të gjendet sa më parë dhe të përballën me drejtësinë.
”Sa i përket situatës së sigurisë mund të themi se jemi mjaft të brengosur sepse këto sjellje, këto veprime të kalojnë pa u dënuar, është thjeshtë e pashembullt dhe turp për të gjitha institucionet që merren me drejtësinë. Ne edhe një herë apelojmë që njerëzit që vërtetë merren me sigurinë duhet të fillojnë të punojnë dhe duhet të fillojnë të japin rezultate”, ka theksuar Hoxhiq./Indeksonline/