Incidenti, qëllohet makina e kryeministrit Berisha
Incidenti, qëllohet makina e kryeministrit Berisha
Një incident është shënuar dje gjatë takimit elektoral të kryeministrit Berisha në Burrel. Në momentin kur eskorta e kryeministrit Berisha po largohej nga Burreli ka qëlluar me gurë në drejtim të makinës së kryeministrit. Sipas njoftimit të policisë së Burrelit për këtë ngjarje është ndaluar 53 vjeçari Petrit Hoxha, i cili në momentin e ngjarjes ka qenë nën efektet e alkoolit. Pas veprimit të tij kanë ndërhyrë menjëherë truprojat e kryeministrit Berisha ndërkohë që më pas është bërë shoqërimi i tij në ambientet e komisariatit të Burrelit.
Berisha: Mandatin e ardhshëm do
shkurtojmë të gjitha distancat
Kryeministri Berisha inauguroi dje rikonstruksionin e rrugës ë Kalasë së Dodës në Dibër. Gjatë fjalës së tij, kryeministri i ftoi banorët që në 23 qershor të votojnë për Partinë Demokratike, për ti dhënë kësaj force politike mandatin e pestë në këtë qark. Ju bëj thirrje banorëve të kësaj zone, më 23 qershor të votoni për zhvillimin e kësaj zone. Ju jap fjalën se prapë kemi rrugë të tjera për të bërë, ferma për të zhvilluar. Ndaj dhe thirrja ime vëllazërore, 5 deputetë duke votuar 44, tha kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë premtoi të tjera investime në infrastrukturën rrugore gjatë mandatit të ardhshëm. Për ne nuk do të ketë komunë, nuk do të ketë fshatra të izoluar. Unë e di se prapë kemi komuna të palidhura me rrugë, unë ju premtoj atyre banorëve që do të kenë rrugë më të mira. Do të shkurtojmë të gjitha distancat. Do ndërtojmë infrastrukturën, rrugë, kanalizime, shkolla më të mira dhe ata do ndërtojnë jetën e tyre më të mirë, premtoi kryeministri Sali Berisha.
Bregu: Rama është i vetmi që nuk
u gëzuar për miratimin e tri ligjeve
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu tha se i vetmi preson i cili nuk u gëzuar për miratimin e tre ligjeve nga parlamenti është kreu i PS-së, Edi Rama. Siaps Bregut, kreusocialist nuk bëri asnjë koment për votimin e së enjtes. I vetmi shqiptar që nuk u gëzua dje nga votimi i tre ligjeve ishte pikërisht bllokuesi i tyre për më shumë se 230 ditë, Edi Rama.
Teksa shqiptarët, me hir a pahir e hoqën makthin e bllokimit të tre ligjeve, edhe pse me kosto të madhe për ta dhe fëmijët e tyre, për bllokuesin dhe piromanin e ëndrrave të tyre, Edi Rama, duket se sindroma e bllokimit nuk ka si të marrë fund kaq shpejt. Aq e fortë është sindroma e bllokimit tek Edi Rama, saqë ai as nuk e përmendi fare me gojë votimin e tre ligjeve: nuk pati as edhe një cicërime, qoftë me dy rreshta, tha ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu.