E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk do të ketë largim të Allegri-t, konfirmohet si trajner i Milanit

ALEGRI-BERLUSCONIPas zërave të shumtë për një largim të Massimiliano Allegrit nga Milani duke se tani Berlusconi ka ndërruar mendje dhe ai është rikonfirmuar edhe së paku për një vit si tekniku i kuqezinjve.

Gjatë mbrëmjes së djeshme ish-kryeministri italian ka darkuar me administratorin Galliani dhe Allegrin dhe kanë arritur në përfundimin se trajneri livornez do të qëndrojë tek Milani.

“Kemi arritur akordin për të vazhduar marrëdhëniet e punës, duke biseduar për tipin e lojës, që Milan duhet të praktikojë, si dhe për ekipin që do të ndërtohet për sezonin e ardhshëm”,- thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Berlusconi.

Tgcom shkruan se gjatë ditës presidenti kishte zhvilluar një takim me Spallet-in e Romës dhe më pas menjëherë pas kësaj shkoi në vilën e tij ku darkoi me Allegrin. Njëkohësisht në pritje të një përfundimi ishte dhe Sedorf dhe Roma, por si duket asgjë nuk ishte në favor të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›