Protestat në Turqi, natë përleshjesh në Stamboll. SHBA: Gjeni qetësinë
Turqi- Protestuesit turq janë përleshur me policinë gjatë natës në Stamboll, në incidentin më të keq që kur trazirat shpërthyen tre ditë më parë.
Protestuesit në Beshiktash morën gurë për të ndërtuar barrikada dhe policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji.
Dhuna u nxit nga planet për të ndërtuar në një park të qytetit, por u zgjeruar në trazira mbarëkombëtare antiqeveritare.
Protestuesit thonë se qeveria turke është duke u bërë gjithnjë e më autoritare.
Ata frikësohen se partia Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e kryeministrit Erdogan është duke u përpjekur për të imponuar vlerat konservative islamike në vendin zyrtarisht laik dhe shkelë mbi liritë e tyre personale, korrespondentët e BBC-së thonë.
Zyrtarët thonë se më shumë se 1,700 njerëz janë arrestuar në demonstrata në 67 qytete, edhe pse shumë janë liruar.
Vonë të dielën, Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se të gjitha palët duhet të “qetësojnë situatën” dhe ripohoi se demonstratat paqësore ishin “pjesë e shprehjes demokratike”.
SHBA-të kritikuan më parë forcat e sigurisë për reagimin e tyre fillestar ndaj protestës. Xhami, dyqane dhe një universitet në Beshiktash u shndërruan në spitale të improvizuara për ata të plagosur në demonstratën e së dielës në mbrëmje.

Të dielën, zona përreth ‘Gezi Park’, ku protesta e parë shpërtheu, ishte kryesisht paqësore.
Por, pasi policia përdori gaz lotësjellës dhe ujë për të shpërndarë demonstruesit, përkeqësoi reagimin e qytetarëve.
Protestat filluan në një shkallë të vogël javën e kaluar mbi planet e rizhvillimit për parkun, për të ngritur aty një qendër tregtare.
Demonstruesit u ankuan se parku ishte një nga hapësirat e pakta të gjelbra në Stamboll dhe e kundërshtuan për humbjen e hapësirës publike për qëllime komerciale.
Dorina Bilbili/IDEA/