Sherr gjatë mitingut të PD-së në Cërrik, plagoset me thikë polici
Elbasan- Një efektiv i policisë ka mbetur i plagosur mbrëmë në qytetin e Cerrikut, gjatë mitingut që po zhvilonte Partia Demokratike.
Burime nga policia tregojn se efektivi me inicialet B. S, 40-vjeç ka ndërhyrë për shuarjen e një konflikti midis dy shtetasve, ndërkohë që është sulmuar me thikë.
Aktualisht është bërë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të kësaj ngjarje, i cili është Dilaver Hyseni.
Ndërsa efektivi i policisë është dërguar menjhëherë në spital, ku ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore.
Julian HoxhaJ/IDEA/