E Martë, 3 Nëntor 2026

Incineratorët/ PD padi në SPAK: Hetim ndaj Erion Veliaj dhe Edi Ramës

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri  dhe përfaqësuesi Ligjor i PD-së Rezart Kthupi, kanë dorëzuar në SPAK një kërkesë për hetim ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të bëra nga ish-ministri në arrati Arben Ahmetaj.

Prej kohësh Partia Demokratike vijon akuzat ndaj atyre që e cilësojnë si aferën e incineratorëve duke bërë përgjegjës kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj.

“PD ka denoncuar prej vitesh aferën e incineratorëve. Të gjithë e kemi dëgjuar intervistën e Arben Ahmetajt. Sigurisht që janë indicie të reja për hetim. Bazuar në këto indicie, ne kemi dorëzuar sot në SPAK një kërkesë për hetim për Erion Veliaj dhe Edi Ramën duke iu bazuar në atë që ish-nr.2 i Edi Ramës deklaroi në intervistën e tij”, tha Pampuri.

Ish-ministri Ahmetaj ka deklaruar se Rama dhe Veliaj janë pronarë “de facto” të incineratorëve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›