Më 26 shkurt në Londër mbahet Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024

Më 26 shkurt në Londër do të zhvillohet Samiti i Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi se përfaqësuesit më të lartë të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të marrin pjesë në takimin që do të zhvillohet në selinë e BERZH-it.
Qëllimi i Samitit është të nxjerrë në pah mundësitë për investime dhe biznes në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare.
Ky është samiti i gjashtë i këtij lloji. Ballkani Perëndimor është një rajon prioritar për BERZH-in, i cili mbetet një nga investitorët më të mëdhenj institucionalë në vendet e rajonit, me më shumë se 18 miliardë euro të investuara deri më sot.
Pika kryesore të samitit do të jetë edhe “Sesioni i Kryeministrave”, ku liderët rajonalë dhe presidenti i BERZH-it do t’i drejtohen audiencës me vizionin e tyre të përgjithshëm për rajonin, projektet kyçe rajonale dhe mundësitë për investime në nivel rajonal dhe në secilin të vendeve të rajonit, ku përfshihen Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Në foksu të takimit do të jetë edhe diskutimi për temën “Energjia e Gjelbër në Ballkanin Perëndimor”.
Samiti për investimet në Ballkanin Perëndimor u zhvillua për herë të parë nga BERZH në 2014 dhe mblodhi të gjithë kryeministrat e rajonit.
/rtsh.al/