E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy operancione anti-kontrabandë në Tiranë, 3 të arrestuar

Policia e Tiranës ka ndërmarrë sot dy operacione anti-kontrabandë duke arrestuar 3 persona. Kështu në sajë të operacionit të koduar "Farmacisti" u arrestua 57-vjeçari Ylli Mekollari, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij me targe Tr.0548 F, në pjesën e bagazhit është gjetur një sasi e konsiderueshme me medikamente mjekësore, të cilat ishin pa pullë fiskale.
 

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe një sasi tjetër barnash mjekësore të ndryshme pa pullë fiskale si dhe pa pulla sigurie barnash, të cilat më pas i tregtonte në farmacinë e tij.
 

Gjithashtu policia gjatë operacionit të koduar "Tregëtari" ka arrestuar dy shtetasit Ramadan Tamizi, 47 vjeç dhe Petro Prifti 35 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri - tjerin fusnin kondrabandë nga pikat e kalimit kufitar Kapshticë dhe Qafë Thanë konfeksione të llojeve të ndryshme të cilat i depozitonin në makazinat e mara me qera duke i tregëtuar më pas ato në tregun e rrugës "5 Maji" në Tiranë.
 

Konfeksionet e mësipërme arrijnë një vlerë tregu mbi 60 mijë euro, duke ju shmanguar kështu detyrimeve doganore (TVSH) në rreth 12000 Euro.
 

Ndërkohë materialet në ngarkim të të arrestuarve iu dërguan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprat penale të "Tregëtim dhe transportim të mallrave kontrabandë" dhe "Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›