Kosova U16, barazim 1-1 me Juventusin
Përfaqësuesja U16 e
Kosovës ka filluar në
mënyrën më të mirë të
mundshme pjesëmarrjen
e saj në Kupën "Gaetano
Shirea", kushtuar futbollistit
legjendar italian.
Skuadra kosovare ka
barazuar 1-1 me Juventusin,
duke zhvilluar një
ndeshje shumë të mirë
dhe duke fituar duartrokitjet
e 3 mijë tifozëve të
pranishëm në stadiumin
e qytetit të Materas. Të
gjithë prisnin një fitore të
Juventusit në këtë sfidë,
por në fund kanë qenë
kosovarët që kanë dalë
më të lumtur nga fusha e
lojës, pasi kanë arritur të
barazojnë me një prej
ekipeve më të njohura në
botë për futbollin e
moshave. Edhe mediat
italiane kanë përshëndetur
ndeshjen e Kosovës,
duke përgëzuar shpirtin
luftarak që treguan lojtarët
në fushë përballë një ekipi
të kolauduar mirë.
Ndeshja ka filluar me
epërsinë e Juventusit që
gjen menjëherë golin e
avantazhit. Një goditje
dënimi e Albës transformohet
në gol nga Pramoton,
i cili mposht portierin
Zymeri dhe i jep
avantazhin Juventusit që
në minutën e 6-të. Por
me kalimin e minutave,
skuadra kosovare arrin të
dalë nga gjysmëfusha e
saj dhe të rrezikojë
portën e ekipit italian.
Mustafa është lojtari më
i rrezikshëm në skuadrën
e hedhur në fushë nga
trajneri Shabani dhe tregon
vlerat e tij me
pasime të sakta për Berishën,
por ky i fundit
humb dy herë mundësinë
për të shënuar. Pjesa
e parë dhuron edhe dy
raste të tjera për Juventusin,
por gardiani Zymeri
arrin të shpëtojë portën.
Në fillimin e pjesës së
dytë, Mustafa tregon të
gjitha vlerat e tij duke fituar
një 11-metërsh për
përfaqësuesen e Kosovës.
Haziri merr përsipër
gjuajtjen dhe
ekzekuton saktësisht
nga pika e bardhë duke
vendosur baraspeshën
në shifra në minutën e
61-të. Trajneri Shabani
vendos që skuadra të luajë
një ndeshje me ofensive
dhe i sapofuturi në
lojë, Begolli, ka një
mundësi të artë për të
shënuar golin e dytë.
Ndeshja nuk dhuron
shumë emocione të
tjera, deri në minutën e
katërt shtesë të
ndeshjes, kur Mustafa
shfaqet para portës, por
humbet rastin për të
shënuar golin e fitores
historike. Vërshëllima
përfundimtare e
ndeshjes sjell duartrokitjen
e spektatorëve për
përfaqësuesen e Kosovës,
e cila tregoi para
specialistëve italianë se
ka një brez me të
ardhme. Pas dy ditësh,
kjo kombëtare do të luajë
ndeshjen e dytë në
grup kundër hungarezëve
të Honvedit.
Kosovës ka filluar në
mënyrën më të mirë të
mundshme pjesëmarrjen
e saj në Kupën "Gaetano
Shirea", kushtuar futbollistit
legjendar italian.
Skuadra kosovare ka
barazuar 1-1 me Juventusin,
duke zhvilluar një
ndeshje shumë të mirë
dhe duke fituar duartrokitjet
e 3 mijë tifozëve të
pranishëm në stadiumin
e qytetit të Materas. Të
gjithë prisnin një fitore të
Juventusit në këtë sfidë,
por në fund kanë qenë
kosovarët që kanë dalë
më të lumtur nga fusha e
lojës, pasi kanë arritur të
barazojnë me një prej
ekipeve më të njohura në
botë për futbollin e
moshave. Edhe mediat
italiane kanë përshëndetur
ndeshjen e Kosovës,
duke përgëzuar shpirtin
luftarak që treguan lojtarët
në fushë përballë një ekipi
të kolauduar mirë.
Ndeshja ka filluar me
epërsinë e Juventusit që
gjen menjëherë golin e
avantazhit. Një goditje
dënimi e Albës transformohet
në gol nga Pramoton,
i cili mposht portierin
Zymeri dhe i jep
avantazhin Juventusit që
në minutën e 6-të. Por
me kalimin e minutave,
skuadra kosovare arrin të
dalë nga gjysmëfusha e
saj dhe të rrezikojë
portën e ekipit italian.
Mustafa është lojtari më
i rrezikshëm në skuadrën
e hedhur në fushë nga
trajneri Shabani dhe tregon
vlerat e tij me
pasime të sakta për Berishën,
por ky i fundit
humb dy herë mundësinë
për të shënuar. Pjesa
e parë dhuron edhe dy
raste të tjera për Juventusin,
por gardiani Zymeri
arrin të shpëtojë portën.
Në fillimin e pjesës së
dytë, Mustafa tregon të
gjitha vlerat e tij duke fituar
një 11-metërsh për
përfaqësuesen e Kosovës.
Haziri merr përsipër
gjuajtjen dhe
ekzekuton saktësisht
nga pika e bardhë duke
vendosur baraspeshën
në shifra në minutën e
61-të. Trajneri Shabani
vendos që skuadra të luajë
një ndeshje me ofensive
dhe i sapofuturi në
lojë, Begolli, ka një
mundësi të artë për të
shënuar golin e dytë.
Ndeshja nuk dhuron
shumë emocione të
tjera, deri në minutën e
katërt shtesë të
ndeshjes, kur Mustafa
shfaqet para portës, por
humbet rastin për të
shënuar golin e fitores
historike. Vërshëllima
përfundimtare e
ndeshjes sjell duartrokitjen
e spektatorëve për
përfaqësuesen e Kosovës,
e cila tregoi para
specialistëve italianë se
ka një brez me të
ardhme. Pas dy ditësh,
kjo kombëtare do të luajë
ndeshjen e dytë në
grup kundër hungarezëve
të Honvedit.