Palermo, dashuri për shqiptarët. Tani i intereson edhe Behrami
Presidenti i Palermos, Zam
parini, duket se do t‘u besojë
shqiptarëve të ardhmen e
skuadrës së tij. Vetëm gjatë vitit të
fundit, te Palermo janë afruar portieri
Sajmir Ujkani dhe sulmuesi
Edgar Çani, të cilët shihen si të rinj
me perspektivë për të ardhmen e
ekipit. Por Zamparini nuk ndalet
me kaq dhe ka hedhur sytë nga një
tjetër futbollisti shqiptar, më saktësisht
te Valon Behrami. Mbrojtësi
me pasaportë zvicerane kërkon të
largohet nga Lacio dhe është gati të
shfrytëzojë klauzolat e rregullores
së FIFA-s për të ndryshuar skuadër
gjatë verës. Për këtë arsye, Palermo
ka hyrë në garë për futbollistin,
duke dashur të zgjerojë "koloninë"
e shqiptarëve. "Behrami është një
alternativë për të cilën kam folur
edhe me Lotiton, të cilit i pëlqejnë
disa prej futbollistëve tanë dhe
është në kontakte të vazhdueshme
me drejtorin sportiv. Pas pak orësh,
Behrami mund të përdorë klauzolat
e FIFA-s për t‘u larguar nga bardhekaltrit,
ndaj presidenti i Lacios po
mendohet për realizimin e kësaj
marrëveshjeje", deklaroi Zamparini
për mediat italiane. Palermo ka
ofruar sulmuesin Kavani për të
marrë futbollistin kosovar, i cili do
të ishte një alternativë e vlefshme
si për mbrojtjen, ashtu edhe për
mesfushën. Megjithatë, Zamparini
duhet të gjejë akordin edhe me
lojtarin, për të cilin po interesohen
disa prej klubeve më të njohura në
Evropë. Behrami ka zhvilluar dy
sezone shumë të mira me Lacion
dhe për këtë arsye, skuadra si Bajerni
i Mynihut apo Aston Vila kanë
kërkuar shërbimet e tij. Megjithatë,
lojtari kosovar po pret oferta nga
Italia, pasi është ambientuar në
këtë kampionat dhe dëshiron të
vazhdojë aty. Për sa i përket Ujkanit
dhe Çanit, drejtuesit e Palermos
kanë bërë të qartë se do të mbajnë
dy futbollistët, duke i rezervuar më
shumë hapësirë gjatë sezonit të
ardhshëm në Serinë A apo në
Kupën e Italisë.
parini, duket se do t‘u besojë
shqiptarëve të ardhmen e
skuadrës së tij. Vetëm gjatë vitit të
fundit, te Palermo janë afruar portieri
Sajmir Ujkani dhe sulmuesi
Edgar Çani, të cilët shihen si të rinj
me perspektivë për të ardhmen e
ekipit. Por Zamparini nuk ndalet
me kaq dhe ka hedhur sytë nga një
tjetër futbollisti shqiptar, më saktësisht
te Valon Behrami. Mbrojtësi
me pasaportë zvicerane kërkon të
largohet nga Lacio dhe është gati të
shfrytëzojë klauzolat e rregullores
së FIFA-s për të ndryshuar skuadër
gjatë verës. Për këtë arsye, Palermo
ka hyrë në garë për futbollistin,
duke dashur të zgjerojë "koloninë"
e shqiptarëve. "Behrami është një
alternativë për të cilën kam folur
edhe me Lotiton, të cilit i pëlqejnë
disa prej futbollistëve tanë dhe
është në kontakte të vazhdueshme
me drejtorin sportiv. Pas pak orësh,
Behrami mund të përdorë klauzolat
e FIFA-s për t‘u larguar nga bardhekaltrit,
ndaj presidenti i Lacios po
mendohet për realizimin e kësaj
marrëveshjeje", deklaroi Zamparini
për mediat italiane. Palermo ka
ofruar sulmuesin Kavani për të
marrë futbollistin kosovar, i cili do
të ishte një alternativë e vlefshme
si për mbrojtjen, ashtu edhe për
mesfushën. Megjithatë, Zamparini
duhet të gjejë akordin edhe me
lojtarin, për të cilin po interesohen
disa prej klubeve më të njohura në
Evropë. Behrami ka zhvilluar dy
sezone shumë të mira me Lacion
dhe për këtë arsye, skuadra si Bajerni
i Mynihut apo Aston Vila kanë
kërkuar shërbimet e tij. Megjithatë,
lojtari kosovar po pret oferta nga
Italia, pasi është ambientuar në
këtë kampionat dhe dëshiron të
vazhdojë aty. Për sa i përket Ujkanit
dhe Çanit, drejtuesit e Palermos
kanë bërë të qartë se do të mbajnë
dy futbollistët, duke i rezervuar më
shumë hapësirë gjatë sezonit të
ardhshëm në Serinë A apo në
Kupën e Italisë.