Indi 20 te vdekur nga i ftohti

Një i ftohtë i pazakontë për Indinë i ka kushtuar jetën të paktën 20 personave deri tani, informoi gjatë drekës “BBC”.
Kryeqyteti, Nju Delhi, është prekur nga temperatura jashtëzakonisht të ulta, së bashku me pjesën indiane të Kashmirit, Harianën, Punjabin dhe Pradeshin e Poshtëm.
Në zonën e quajtur Leh në Kashmir është regjistruar dhe rekordi më i ulët prej minus 23,6 gradë celcius. Përveç të ftohtit, një problem ka qenë edhe mjegulla e cila i ka krijuar shumë probleme aviacionit dhe mjeteve të tjera të transportit në vend.
Shumë pak shtëpi indiane janë të pajisura me ngrohës, diçka e zakontë në Europë apo vendet e tjera të hemisferës veriore. Rënia drastike e temperaturave sipas standarteve indiane mund të ketë shkaktuar edhe dyzina të tjera me viktima, ende të paindentifikuara apo të regjistruara si të vdekur nga arsye të tjera.