Moska probleme ne furnizimin me energji

Siç raportojnë sot mediat ndërkombëtare, problemet meteorologjike shkaktuan anullimin e qindra fluturimeve gjatë javës së shkuar, ndërsa më shumë se 8 mijë persona mbetën të bllokuar nëpër gejte.
Pavarësisht se dritat u rikthyen të shtunën, rreshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar ndërprerje në shumë qyteza dhe fshtatra përreth kryeqytetit rus.
Pas një mbyllje të shkurtër, aeroporti është duke operuar normalisht ditën e sotme, por më shumë se 5 mijë persona kanë mbetur pa energji në rajonin e Tverit, në veriperëndim të Moskës.
Kryeministri i vendit, Vladimir Putin, u shfaq nëpër televizione duke kritikuar drejtuesit lokalë, ndërsa urdhëroi drejtuesit e zonave të prekura që të rikthehen menjëherë në punë, pavarësisht pushimeve të fundvitit.