Ulen cmimet parakohe gjobiten nga autoritetet

21 dyqane në Milano janë gjobitur me nga 1 mijë euro nga autoritetet lokale pasi thyen rregullin duke ulur cmimet pa u hapur ende sezoni.
“Kryem kontrolle në disa dyqane për të mbrojtur konsumatorin dhe tregtarët e ndershëm dhe do të vazhdojmë të jemi vigjilentë”, deklaroi për mediat italiane zv.kryetari i komunës së Milanos, Riccardo De Corato.
Në Milano sezoni i uljeve të cmimeve hapet zyrtarisht më datë 6 janar.