Indi, 250 të vdekur nga përmbytjet
Rreth 2,5 milionë persona kanë mbipopulluar qendrat e përkohshme të strehimit, pasi përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm shkatërruan shtëpitë e tyre në rajonet jugore të Indisë dhe rezultuan në vdekjen e 250 personave, deklaruan zyrtarët vendas.
Disa prej viktimave humbën jetën në shtetin perëndimor Maharashtra.
Përmbytjet, të konsideruara nga zyrtarët si më të rëndat gjatë shumë dekadave në jug të Indisë, shkatërruan miliona hektarë të mbjella, përfshi plantacionet e kallamsheqerit duke nxitur shqetësimet për rënie të prodhimit të kallamsheqerit në Karnataka, rajoni i tretë më i madh prodhues në vend.
Zyrtarët dhe agjencitë e ndihmës ndërkombëtare deklaruan se më tepër se pesë milionë persona ishin prekur nga përmbytjet dhe aktualisht strehoheshin në mbi 1 200 kampe të përkohshme.
Këtu përfshihen rreth 2,5 milionë persona nga Karnataka dhe Andhra Pradesh, banesat e të cilëve u shkatërruan.
"Këto janë përmbytjet më të rënda në rreth 100 vjet", deklaroi Dharmana Prasada Rao, ministri i Andhra Pradesh për të ardhurat dhe emergjencat.
H.V. Parashwanath, një zyrtar i zyrës së Karnatakas për menaxhimin e katastrofave, i cili po mbikëqyrte operacionet e ndihmës, deklaroi për Reuters se rreth dy milionë persona kishin mbetur të pastrehë në këtë shtet.