E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha nis vizitën sot në Kosovë

Gjatë qëndrimit atje, Berisha do të zhvillojë takime me krerët e Kosovës, nga presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe liderët e tjerë sikurse Ramush Haradinaj (AAK), Nexhat Daci (LDDK), Bexhet Pacolli (AKR) etj.

Universiteti shtetëror i Kosovës në Prishtinë (UP) ka vendosur që t'i japë Berishës titullin "Doktor Honoris Causa". Në librin zyrtar të personaliteteve që nderohen me "Doctor Honoris Causa" i UP-së, figurojnë vetëm shtatë emra, amerikanët sikurse ish-presidenti Bill Clinton, zëvendëspresidenti aktual i SHBA-ve, Wlliam Kerr, austriakët Michael Wninger e Wolfgang Benedeck, shqiptarët Ismail Kadare e Bamir Topi, dhe ministri aktual i Francës, Bernard Kouchner.

Qyteti i Prizrenit ka vendosur që ta shpall 137 Berishën "Qytetar Nderi i Prizrenit". Gjithashtu, do të nënshkruhen edhe një sërë marrëveshjes ekonomike.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›