E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, 4 burra dënohen me vdekje për përdhunim

INDI- Një gjykatë në Indi ka dënuar me vdekje katër personat e shpallur fajtorë për përdhunimin fatal në Nju Delhi. Dënimi duhet të miratohet nga Gjyakat e Lartë e Indisë, ndërsa të dënuarit kanë të drejtë ta apelojnë atë.

Të katër burrat janë shpallur fajtorë të martën, për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare, e cila më pas ka vdekur nga plagët.

Krimi brutal ka ndodhur në dhejtorin e kaluar dhe ka nxitur një valë protestash në gjithë Indinë. Ai po ashtu ka hapur debate kombëtare rreth trajtimit të grave në këtë shtet.

Thirrjet për dënimin e tyre me vdekje ishin shumë të zëshme, që nga prindërit e viktimës e deri te liderët kryesorë politikë. 
(m.a/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›