E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX: Tre kosovarë në burg për krime lufte

MITROVICE- Gjykata e Misioni i BE-së për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX në veri të Mitrovicës dënoi me gjithsej 36 vjet burg tre ish pjesëtarë të UÇK-së për vrasje në qendrën mjekësore në Skenderaj në vitin 1999, shkruan sot BalkanInsight.

"Sabit Geci, Rrustem Geci dhe Hetem Geci u shpallën fajtorë për krime lufte ndaj popullatës civile për shkak vrasjes së Gani Berishës më 18 qershor të vitit 1999 në qendrën mjekësore në Skenderaj”, thuhet në një deklaratë të EULEX-it.

Gjykata dëgjoi se si pjesëtarët e UÇK-së sulmuan Gani Berishën dhe Vehbi Berishën, në qendër të Skenderajt pasi dyshoheshin se kishin qenë bashkëpunëtorë.

Të dy viktimat u dërguan në spital, ku njerëzit e UÇK-së i sulmuan përsëri, duke lënë Gani Berishën të vdekur.

"Gjykata mori parasysh natyrën e rëndë të krimit dhe shkeljen e autoritetit të qendrës mjekësore duke i dënuar me 12 vjet burgim secilin prej të pandehurve", thuhet në deklaratën e EULEX-it.

Megjithatë ata nuk u shpallën fajtorë për vrasjen e Vehbi Berishës, i cili gjithashtu vdiq dhe plagosjes së dy civilëve tjerë në Skenderaj, pasi gjykata gjykoi se nuk kishte prova të mjaftueshme.

I pandehuri tjetër, Bedri Shala, u shpall i pafajshëm ndaj akuzave se kushte ndihmuar të dënuarit në kryerjen e krimit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›