Indi, 6 viktima nga gripi A/H1N1
India ka shënuar 6 viktima si pasojë e gripit A/H1N1. Siç raportojnë mediat vendase, viktima e fundit është një fëmijë 4-vjeçar, në një kohë që një ditë më parë u shënuan edhe 3 viktima. Mësohet në qytetin Pune, 6 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Deri tani në të gjithë vendin janë shënuar 800 raste të infektimit me virusin H1N1.