EULEX, fillon mbledhja e të dhënave për trakikun e organeve
Hetuesit e EULEX kanë filluar grumbullimin e të dhënave në Serbi dhe Maqedoni për të verifikuar informacionet se gjatë konfliktit të Kosovës, serbët përmes Maqedonisë kanë tregtuar organet e shqiptarëve të vrarë në luftë për në Rusi. Burimet për Klan Kosova, të cilat thonë se ende nuk janë të nivelit zyrtar, EULEX i fillioi hetimet pas reagimeve të zyrtarëve kosovarë, të cilët janë shprehur të mllefosur nga gatishmëria e nmdërkombëtarëve për të hetuar një tregti të mundshme me organet e serbëve të vrarë. Grumbullimi i të dhënave aktualisht po zhvillohet nëpërmjet bisedave jozyrtare me zyrtarë të atëhershëm, e në bazë të këtyre informacioneve do të vendoset nëse zyrtarisht do të hapet një hetim apo jo. Klan Kosova kontaktoi me zëdhënësin e EULEX, i cili tha se nuk është në dijeni për këtë iniciativë të EULEX por, nuk mohoi një gjë të tillë. Edhe policia e Maqedonisë thotë se tani për tani nuk ka asnjë informacion për këto aktivitete të EULEX. Shqiptarë të vrarë në konflitk janë 12 000 ndërsa ende rezultojnë të zhdukur 2000.