Bombat shkaktojnë 48 të vdekur e 231 të plagosur
Një seri bombash në Irak ka shkaktuar vdekjen e 48 personave dhe plagosjen e 231 të tjerëve. Sipas njoftimit zyrtar nga Ministria e Brendshme irakiane, 18 u vranë dhe 95 të tjerë u plagosën në lagje Shiite dhe sunite në Bagdad. Po kështu, 30 të tjerë gjetën vdekjen dhe 136 u plagosën pas shpërthimit të dy bombave të vendosur në dy kamione në Mosul. Siç shihet edhe nga pamjet dëmet materiale janë të mëdha. Kjo ngjarje pason atë të tre ditëve më parë, ku sulmet me bomba shkaktuan vdekjen e 50 personave dhe plagosjen e 154 të tjerëve.