E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi: Arrestohet organizatori i Lojërave të Komonueltit

Policia e Indisë ka arrestuar kryetarin e komitetit organizativ të Lojërave të Komonueltit 2010, Suresh Kalmadi, si dhe dy zyrtarë të tjerë nën dyshimet për korrupsion.

India shpresonte që lojërat te ndihmojnë ngritjen e saj si superfuqi, por në vend të kësaj u përfol për korrupsion, me anulimin e afateve të ndërtimit dhe tejkalimin e shpenzimeve të parapara.

Zëdhënësja e byrosë qendrore të hetimeve në Nju Delhi, Darini Mishra, tha se qeveria është dëmtuar me rreth 31 milionë dollarë, që i janë paguar kompanisë zviceriane "Swiss Timing", edhe pse një kompani tjetër kishte ofruar pajisje të njëjta me çmime shumë më të ulta.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›