Ukraina përkujton katastrofën e Çernobilit
Ukraina përkujton 25- vjetorin e katastrofës më të madhe bërthamore në botë. Shpërthimi në reaktorin bërthamor të Çernobilit në 26 prill, shkaktoi re të grimcave radioaktive mbi një pjesë të kontinentit evropian dhe detyroi mijëra ukrainas që t`i braktisin shtëpitë.
Presidenti Viktor Janukoviç sot mori pjesë në ceremoninë përkujtimore të viktimave në Kiev.
Javën e kaluar, në konferencën e donatorëve u grumbulluan 550 milionë euro për ndërtimin e mburojës mbrojtëse rreth reaktorit të Çernobilit.