E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Hungarisë nënshkron Kushtetutën

Presidenti i Hungarisë Pal Shmit nënshkroi Kushtetutën e re, përkundër kritikave nga organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe partive opozitare.

Kushtetuta e re do të hyjë në fuqi në 1 janar, 2012. Presidenti Shmit është i afërt me kryeministrin Viktor Orban, partia e të cilit ka shumicën në parlament.

Kushtetuta nxiti kritika të rrepta jo vetëm nga opozita, por edhe nga grupet ndërkombëtare, si Amnesty International, të cilat konsiderojnë se disa dispozita bien ndesh me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›