Indi-Kore firmosin paktin berthamor

Marrëveshja në fjalë do t’i lejojë Koresë së Jugut të eksportojë teknologjinë e saj për energjinë bërthamore në Indi.
Marrëveshja vjen në një kohë kur India po lufton për të mbajtur lart furnizimin e saj me energji, për të plotësuar kërkesën në rritje që vjen si rrjedhojë e ekspansionit të saj të shpejtë.
Koreja e Jugut është vendi i nëntë që nënshkruan një marrëveshje bërthamore me Indinë. “Ne presim që Republika e Koresë të bëhet një partner më shumë në zhvillimin e energjisë bërthamore civile në Indi”, ka deklaruar Sanjay Singh, sekretar i Ministrisë indiane të Jashtme.
Tregu i energjisë atomike në Indi kap vlerën e rreth 150 miliardë dollarëve. Vitin e kaluar dhoma e ulët e Parlamentit miratoi një ligj për hapjen e tregut të energjisë bërthamore për investitorët privatë.