Norvegji, atentatori: Kam bashkëpunëtorë; bie nr. i viktimave

Anders Breivik e bëri këtë deklaratë në seancën e parë dëgjimore pas bombës në Oslo dhe masakrës me armë në një kamp të rinjsh në ishullin Otoia.
BBC raporton se policia norvegjeze ka thënë sot se numri i viktimave nuk është 93, por 76. Sipas policisë, nga shpërthimi i bombës në Oslo nuk u vra një, por tetë persona, ndërsa nga sulmi me armë në ishull mbetën të vdekur 68 dhe jo 85 siç ishte thënë në raportet e para. 96 persona të tjerë mbetën të plagosur.
Në seancën e sotme u vendos që Breivik të qëndrojë tetë javë në paraburgim, nga të cilat katër javë në izolim të plotë. Gjykatësi tha se i akuzuari nuk mund të marrë letra apo të presë vizitorë gjatë kësaj kohe, përveç avokatit të tij, ndërkohë që policia mund të vijojë me hetimet e deklaratës së fundit të të dyshuarit.
Në deklaratën e tij të mëhershme, atentatori i dyshuar i masakrës kishte thënë se kishte vepruar krejt i vetëm.
/Start/E. Bylykbashi/
2011-07-25 17:15