E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, Goran Haxhiç për herë të parë përpara TPI-së

“Më quajnë Goran Haxhiç”, thai ai, i veshur me një kostum të errët dhe me një kravatë me viza bardh e zi, pak pas hapjes së seancës fillestare të paraqitjes në Hagë. Gjatë kësaj seance 52-vjeçari nuk pranoi ta shpallte veten fajtor për krimet për të cilat fajësohet, ndër të cilat masakra e Vukovarit.

“Haxhiç nuk do të shprehet sot për fajësi ose pafajësi”, i deklaroi gjykatësit O-Gon Kwon Vladimir Petroviç, avokati i caktuar nga TPI-ja për Haxhiçin. Meqë rregullorja e gjykatës ia lejon, kërkoi një afat prej 30 ditësh përpara se të akuzuarit t’i kërkohet përsëri të shprehet për fajësinë apo pafajësinë e tij.

“Presidenti jetëshkurtër” i republikës së vetëshpallur të Krajinës, në jug të Kroacisë, akuzohet për krime kundër njerëzimit dhe për krime lufte të kryera gjatë luftës së Kroacisë në vitet 1991-1995.

I arrestuar të mërkurën në Serbi pas një arratie prej shtatë vjetësh dhe i transferuar të premten në burgun e TPI-së, ai pritet të përgjigjet për masakrën e spitalit të Vukovarit, në nëntor 1991, gjatë së cilës 264 civilë, kroatë dhe të tjerë jo-serbë, u torturuan e më pas u vranë nga forcat serbe.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-07-25 21:59
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›