Senati miraton ligjin për financat. Më i rëndësishmi që nga ngjarjet e viteve 30
Senati amerikan ka aprovuar ligjin që do të rishqyrtojë gjithë sistemin rregullator të financave të Shteteve të Bashkuara. Bëhet fjalë për lëvizjen më të madhe të këtyre përmasave në financat amerikane që nga vitit 1930. Senati e ka aprovuar ligjin me 59 vota pro dhe 39 kundër dhe ndërkohë ai version duhet që të shkrihet edhe me një version të Kongresit. Ky ligj i ri i rëndësishëm krijon një këndvështrim të ri të konsiderimit të rreziqeve financiare dhe e lehtëson ndjeshëm procesin e likuidimit të firmave të mëdha. Presidenti Obama tha se amerikanët nuk do të paguajnë kurrë më për fajet e shkaktuara nga Wall Street. duke shtuar se pikërisht Wall Street u përpoq ta minonte ligjin, por nuk ia doli mbanë. Pikat kyçe që përfshin ligji, janë: krijimi i një agjencie të re mbikëqyrëse; masa shtrënguese për bankat e mëdha, duke i detyruar ato që të ndërmarrin më pak rreziqe; vërtetimi për aftësinë paguese të huamarrësve; dhënie e fuqisë për Rezervën Federale, për të marrë në kontroll firmat e mëdha dhe për t’i ndarë ato në rast se do të duhet një gjë e tillë; reformimi i tregut të komplikuar të derivativave.
Lideri i shumicës demokrate në Senat, Harry Reid, tha se tashmë Wall Street e ka të qartë se nuk do ta ketë të lehtë që të luajë bixhoz me paratë e njerëzve të thjeshtë. Ligji duhet që të bëhet bashkë me versionin e Kongresit, që është aprovuar në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Mes dy varianteve ka shumë gjëra të përbashkëta, por ndërkohë ka edhe dallime. Ligji është vonuar nga ana e disa republikanëve, të cilët kanë këmbëngulur për të bërë disa ndryshime, duke pasur në disa përpjekje të tyre sukses. Sipas disa prej kundërshtarëve më të mëdhenj republikanë të ligjit, ai do të ketë pasoja në jetët e amerikanëve në dhjetëvjeçarët që do të vijnë. Masat kanë për qëllim të parandalojnë përsëritjen e krizës së 2008-ës, e cila i detyroi taksapaguesit t’i shpëtonin bankat dhe kompanitë tregtare duke paguar qindra miliardë dollarë. Rezultati shihet si fitore për Presidentin Obama. Ai tha se amerikanët nuk do të paguajnë më kurrë për ‘gabimet e Wall Street-it’, duke shtuar se tregtarët në Wall Street ishin munduar ta minonin këtë projektligj. Projektligji u miratua nga të dyja Dhomat e Kongresit dhe është gati i pandryshuar nga projekti i zotit Obama. Ligji kërkon që bankat t'i ndajnë aktivitetet e tyre më rriskuese nga aktiviteti i tyre i përditshëm.
#