BQE blen borxhe shtetërore për 22 miliardë euro

Në luftë kundër krizës së euros, Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka blerë javën e fundit borxhet shtetërore të shteteve të dobëta financiarisht, me vlerë të përgjithshme prej 22 miliardë euro.
BQE-ja nuk bëri të ditur nga cilat shtete të Eurozonës ka blerë letra me vlerë. Vëzhguesit mendojnë se ato kanë qenë kryesisht borxhe të shteteve të cilat kanë borxhe të mëdha si Spanja dhe Italia.
Faktikisht Banka Qendrore Evropiane ndihmon me blerjen e borxheve shtetërore në vendet e euros që kanë rënë në vështirësi financiare, që të mbeten financiarisht likuide.
Banka qendrore ka blerë gjithsej 96 miliardë euro borxhe shtetërore, kryesisht nga Greqia, Portugalia dhe Irlanda.