E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi, autobuzi bie në greminë, 22 të vdekur

Të paktën 22 persona kanë humbur jetën në Indi kur autobusi me të cilin ata udhëtonin, ka dalë nga rruga duke rënë në një greminë në Uttarakhand, në very të Indisë. Viktimat janë të gjithë turistë indianë. Ndër ta, 13 janë fëmijë dhe 4 janë gra, dnërsa gjithashtu janë regjistruar edhe të paktën 18 persona të palgosur. Tragjedia ka ndodhru në rrethinat e qytetit Dehradun. Policia po përpiqet të ndalojë drejtuesin e automjetit i cili u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe sipas të dhënave të para, ai ishte ne gjendje të dehur. Kështu udhëtimi në nëj resort indiane për të pritur vitin e ri, ka përfudnuar tragjikisht për disa pushues që riktheheshin në shtëpitë e tyre me autobus. Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të së mërkurës dhe shumica e viktimave kanë patur vdekje të menjëhershme. Autorietet kanë mundësuar dërgimin e të plagosurve në spitalet më të afërta dhe kanë premtuar se do të mudnësojnë financiarisht edhe cermeonite mortore të viktimave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›