Irani arreston një amerikane

Autoritetet iraniane kanë arrestuar një amerikane pasi dyshohet për spiunazh. Sipas mediave iraniane, 55 vjeçarja kishte paisje spiunazhi në trup në momentin e ndalimit nga autoritetet.
Të njëjtat burime theksojnë se ajo po hynte në Iran pa vizë nga Armenia. Arrestimi nuk është konfirmuar nga autoritetet përkatëse.
Në Iran gjenden të burgosur dy shtetas amerikanë, të arrestuar në vitin 2009 të cilët akuzohen për spiunazh.