E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, SHBA-të dërgojnë 1400 marinsa

Sekteretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates ka autorizuar dërgimin e 1400 marinsave të tjerë në Afganistan.

Lajmin e ka bërë të ditur Wall Street Journal, duke iu referuar burimeve zyrtare amerikane.

Kontigjenti i ri do të vijë në gjysmën e muajit në provincën jugore të Kandaharit.

Sipas të përditshmes, Pentagoni ka ndërmend të dërgojë në Afganistan edhe 1600 ushtarë të tjerë në një kohë të shkurtër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›