E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, gjykata shqyrton çështjen “Medicus”

Në Gjykatën e Prishtinës mëngjesin e sotëm po zhvillohet seanca e konfirmimit të akuzës për rastin e klinikës Medicus.

Seanca e parë e konfirmimit u mbajt më 14 dhjetorin e kaluar, ndërsa u vendos vazhdimi për në 6 janar për shkak të disa mosmarrëveshjeve ligjore.

Në rastin e klinikës “Medicus” janë shtatë të pandehur, të cilët akuzohen për përfshirjen në një rrjet të trafikimit të njerëzve, duke rekrutuar, transportuar dhe shfrytëzuar njerëz për marrjen e organeve, pastaj për keqpërdorim të detyrës nga zyrtarë të lartë, veprime të paligjshme mjekësore dhe procedura të tjera mjekësore, përfshirë zhvendosjen e organeve njerëzore dhe transportimin e tyre.

Hetimet kanë filluar në vitin 2008 nga Policia e Kosovës dhe ajo e UNMIK-ut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›