Indi, dhjetra të vdekur nga reshjet e dendura të shirave
RISHIKESH- Më tepër se 60 persona kanë mbetur të vdekur ose janë raportuar të zhdukur, në veri të Indisë, ndërsa mijëra të tjerë janë bllokuar për shkak të reshjeve të dendura të shirave, bënë të ditur sot burime zyrtare vendase.
Helikopterë ushtarakë mbërritën në Uttarakhand.
"Nuk mund të konfirmojmë numrin e të vdekurve", deklaroi Yashpal Arya, zyrtar i lartë vendas.
"Të paktën 60 persona mund të kenë vdekur dhe 50 000 janë bllokuar", shtoi ai.
"Niveli i ujërave të lumenjve vazhdon të rritet duke bllokuar rrugët", theksuan burime zyrtare vendase.
(m.a/ata/BalkanWeb)