Peshkopi, Berisha: Rama nuk flet për integrimin, se në Bruksel i ka dyert e mbyllura
PESHKOPI- Partia Demokratike zhvilloi sot në Peshkopi mitingun përmbyllës të fushatës elektorale. Kryeministri Berisha premtoi para këtyre banorëve një model të ri punësimi, model për mirëqenie dhe integrim, ndërsa u shpreh i bindur se në mandatin e ardhshëm do bëjë realitet ëndrrën e dibranëve, me përfundimin e rrugës së Arbrit.
Kreu i qeverisë akuzoi Ramën se 3 vjet rresht ka votuar kundër buxhetit për ndërtimin e rrugës së Arbrit.
“Më 23 qershor vazhdojmë projektin tonë të përfundimit të rrugës së Arbrit, të përfundimit të ujësjellësit për qytetin, të infrastrukturës më moderne në të katër anët e vendit. Ftoj çdo socialit të bashkohet me ne, e bashkon përpjekja jonë për punësim, mirëqenie, për përfundimin sa më shpejt të rrugës së Arbrit. Shoku i autobusit mavi që vjen këtu e premton rrugën, 3 vjet rresht ka votuar kundër buxhetit të rrugës së Arbrit, ka bërë çdo gjë për mos ndërtimin e saj. Prandaj rrugën do e përfundojmë së bashku, të gjitha projektet do i përfundojmë së bashku”, tha më tek kryeministri.
Duke folur për heqjen e TVSH-së së ushqimeve, Berisha tha se më të Rama favorizon miliarderët e PS që do merren me importin e ushqimeve, ndërsa fermerëve shqiptarë do i mbeten prodhimet në arë.
“Shoku i autobusit po zotohet të heqë tvsh që miliarderët e PS të marrin importin e ushqimeve dhe prodhimet tuaja të kalben në fushë. Ju bëj një ftesë, pyeteni veten si ka mundësi që kryetari i PS nuk flet kurrë për rritje rrogash, pensionesh, për rritjen e ndihmës ekonomike”, tha ai.
Ndërsa në lidhje me integrimin, Berisha u shpreh se Rama nuk e përmend asnjëherë pasi i ka dyert të mbyllura në Bruksel.
“Pyeteni veten si ka mundësi që 3 muaj nuk ka lënë sharje pa bërë, fjalë pa përdorur, po fjalën integrim europian se ka shqiptuar asnjëherë, flet për këmishën e jelekun tim, po kurrë për integrimin në BE, sepse e di se ka shkelmuar mbi këtë projekt për 3 vjet rresht sepse e di që në Bruksel i ka dyert e mbyllura, është i damkosur për bllokimin që i bëri vendit të tij”, vijoi kryeministri.
SHEREFEDIN SHEHU: MODELI I RAMËS IZOLON VENDIN
Kandidati për deputet i PD-së, Sherefedin Shehu gjatë këtij mitingu përmbyllës akuzoi modelin që përfaqëson Rama, si model që e izolon vendin.
“Modeli Rama është për ta izoluar vendin nga Europa, modeli ynë bazohet tek investimet, tek zhvillimi, tek integrimi. Rama garanton vetëm një gjë, rritje taksash për të shkatërruar vende pune, sic e dëshmoi në bashki”, tha Shehu.
(ma.ar/BalkanWeb)