E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhet vdekja e 10-vjeçarit në Kukës, u qëllua padashje nga e motra 9 vjeçe

ambulance-urgjencaKukës- Policia ka zbardhur detajet e vdekjes së një fëmijë 10-vjeçar pasditen e djeshme në një fshtat të Kukësit. Sipas ekspertizës fëmija që humbi jetën rrugës për në spitalin e qytetit të Kukësit është qëlluar aksidentalisht nga e motra afro 9 vjeçe.

Sipas policisë dy fëmijët kanë qenë duke luajtur me armën e gjyshit, kur vajza e vogël padashje ka qëlluar mbi trupin e vëllait të mitur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shikaj të qytetit verior.

Ndërkohë që në spital trupi i tij është sjellë nga vetë prindërit të cilët fillimisht nuk kanë dhënë asnjë arsye mbi vdekjen e fëmijës së tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›