E Diel, 1 Nëntor 2026

Indi, ish-qeveritari ka përdhunuar vajzat e tij për 20 vjet rresht

Një ish-funksionar i qeverisë së Indisë është arrestuar pasi akuzohet se ka përdhunuar për 20 vjet me radhë 5 vajzat e tij, në kohën kur ato ishin adoleshente. Vajzat, tashmë të martuara, kanë marrë guximin të rrëfejnë historinë tronditëse dhe të denoncojnë babnë e tyre në polici.

Në 11 faqet e dosjes, rrëfimi sa vjen dhe bëhet me tronditës: “Kryefamiljari Babu Lal Dhakar i detyronte të bijat që të shikonin filma porno dhe më pas i përdhunonte me forcë. Nëse ato kundërshtonin dëshirat e tij, ai i kërcënonte se të njëjtën gjë do iu bënte edhe djemve të familjes. Por, historia shkon edhe më tej. Dy prej vajzave të Babu Lal Dhakar vendosën të denonconin të atin, pasi ai kishte guxuar që një veprim të tillë ta bënte edhe me nipërit, transmeton BW.

Ajo që ka tronditur më shumë, është fakti se bashkëshortja e Babu Lal Dhakar, njëherësh nëna e vajzave të dhunuara, ishte në dijeni të kësaj dhe nuk kishte guxuar të reagonte, madje ajo pas daljes në dritë të historisë ka thënë: “Kjo është një traditë e familjes”. Nëna madje i kishte këshilluar vajzat të mos flisnin me askënd dhe thjesht të përpiqeshin të harronin gjithçka.

Vajzat tashmë kërkojnë që drejtësia të vihet në vend dhe prindërit e tyre të marrin dënimin e merituar./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›