E Diel, 1 Nëntor 2026

Pesë fshatra të Kamenicës do të bëhen me ujësjellës

Lavdim Osmanaj, inxhinier në CDI, gjatë një takimi me kreun e Kamenicës, Shaip Surdulli, ka folur për ujësjellësin e ri në këtë komunë, me të cilin do të furnizohen pesë fshatra. Sipas tij, projekti përfshin një rezervuar me vëllim 1 000 metra kub, dy puse, stacionin e pompimit, rrjetin e shpërndarjes për pesë fshatrat dhe gypin shtytës nga stacioni i pompimit në rezervuar.

Ai tha se ky projekt është bashkëfinancim i Komunës së Kamenicës, CDI-së dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. Ndërkaq, vlera e projektit është mbi 597 mijë euro, njofton Rajonipress.

Fshatrat që do të fitojnë ujin e pijshëm nga ky ujësjellës janë Muçivërca, Dajkoci, Rogaçica, Hodonoci dhe Novosella.

Sipas grupit koordinues të projektit, të hënën do të bëhen përgatitjet për fillimin e punimeve për ujësjellësin.

Sipas kreut të Kamenicës, Shaip Surdullit, realizimi i këtij projekti do të zbusë furnizimin me ujë të këtyre fshatrave./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›