E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi, mbi 100 te vdekur nga sulmet

Te pakten 101 persona humben jeten dhe 314 te tjere u plagosen pas disa sulmeve me granata dhe arme automatike ne dy hotele, stacionin hekurudhor dhe nje spital ne Mumbai, apo sic njihej dikur Bombei. (UPDATE)

Personat e armatosur po ashtu po mbajnë pengje në një bllok zyrash.

Mes 11 policëve që gjetën vdekjen në këtë sulm ishte edhe shefi kundër terrorit në Mumbai. Autoritetet indiane njoftojnë se katër nga sulmuesit janë vrarë dhe nëntë janë arrestuar.

Gjendja është ende e nderë ne dy qendrat e sulmeve të së merkures; hoteli Taxh Mahal dhe hoteli Oberoi Trident ku persona të armatosur besohet se po mbajnë rreth 40 pengje.

Personeli i sigurisë ka rrethuar hotelin që nga mesnata por ende nuk janë futur brenda për shkak të frikës për jetën të personave të rrëmbyer, disa prej të cilëve mund të jenë të huaj.

Ne katin e pestë të pallatit Taxh Mahal duken flaket dhe ka njoftime për shkëmbime zjarri mes forcave të armatosura dhe sulmuesve të armatosur që ndodhen brenda hoteleve luksoze.

Sic raporton CNN- sulmi eshte marre persiper nga grup qe njihet si “Dekan Muxhahedin”. Organizata e Kombeve te Bashkuara i quajti sulmet te papranueshme.
 



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›