E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohen pengjet ne Mumbai

Policia dhe ushtria indiane kane arritur te lirojne te gjithe personat qe mbaheshin peng nga terroristet ne hotelin Taj Mahal ne Mumbai.

Sipas televizionit Ndtv, forcat komando te ushtrise dhe ato antiterror kane depertuar edhe ne hotelin Tridenti, ndersa hoteli Oberoi ka njoftuar ne faqen e tij ne internet se tashme ndodhet ne duart e policise.

Nga sulmet e djeshme terroriste ne Indi humben jeten 101 persona dhe me shume se 120 jane plagosur, sipas bilancit te fundit zyrtar.

Atentatet u kryen ne dy hotele te medha, ne nje restorant te frekuentuar nga turiste, ne spitale dhe ne nje stacion hekurudhor.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›