E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina: Nuk pranojme planin e Ban ki Moon

Kreret kosovare nuk mund te lejojne zbatimin e propozimit 6-pikesh te sekretarit te Pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkuara, Ban ki Moon, kur behet fjale per sovranitetin e Kosoves.

Ne nje deklarate te perbashket te bere publike paraditen e sotme, presidenti i Republikes se Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci kerkuan qe per vendosjen e EULEX, te sigurohet se masat qe do te merren te behen ne koordinim me institucionet e vendit.

Ne deklarate theksohet se Prishtina zyrtare e ka bere te qarte qendrimin e saj per refuzimin e planit 6-pikesh ne teresi.

"Ne mirepresimin vendosjen e EULEX ne gjithe Kosoven dhe do te punojme per te lehtesuar punen, por nuk mund te lejojme zbatimin e 6-pikave te cilat shkelin sovranitetin e vendit tone", thuhet ne deklaraten e perbashket te lexuar nga presidenti Sejdiu.

Varianti qe mbeshtesin autoritetet e Kosoves per vendosjen e misionit EULEX ne Kosove eshte qe misioni europian te zbarkoje nen ombrellen e OKB-se, duke qene se ceshtje eshte nderlikluar ne Keshillin e Sigurimit per shkak te Rusise.

Gjithsesi Prishtina zyrtare kerkon bashkepunimin e te gjithe forcave nderkombetare lidhur me kete proces.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›