Autobombe prane ambasades se SHBA ne Kabul

Nje autobombe ka sherthyer prane ambasades amerikane ne Kabul.
Te pakten kater persona, qe besohet te jene civile afgane, kane gjetur vdekjen si pasoje e shperthimit te ndodhur mengjesin e sotem.
Objektivi i sulmit ishte nje karvan trupash te huaja, qe luftojne kunder talebaneve, thane burime zyrtare afgane. Trupi i personit qe dyshohet te jete kamikazi, u gjet prane makines se shkaterruar.
Atentati ndodhi rreth 60 metra larg ambasades amerikane. Nje zyrtar i policise njoftoi se tre persona jane plagosur nga sulmi.