E Shtunë, 31 Tetor 2026

Indi ne gjyq 5 dhunuesit e studentes

Nisi procesi gjyqesor ndaj 5 burrave te akuzuar per dhunimin brutal ndaj studentes 23 vjecare ne nje autobus ne Delhi, ngjarje e cila shokoi indine por jo vetem.
I akuzuari i peste eshte nje 18 vjecar dhe gjykimi ndaj tij do te zhvillohet ne nje tjeter séance gjyqesore.

Pese te akuzuarit nuk kane avokat mbrojtes, pasi asnje prej tyre nuk ehste shfaqur I gatshem t’i perfaqesoje ata.

Avokatet e tyre mund te caktohen nga gjykata, por mungesa e tyre deri tani e ben edhe me te veshrire mbrojtjen dhe shpallja e tyre fajtor eshte opsioni me i mundsem.
Te 5 meshkujt akuzohen per perdhunimin e nje 23 vjecareje ne nje autobus ne Nju Delhi. Viktima humbi jeten ne spitalin e Singaporit, ndersa ngjarja shkaktoi nje rebelim te thelle ne vend.
Policia ka pergatitur nje dosje provash dhe akuzash kunder tyre rreth 1 mije faqe, perfshire ketu dhe deshmine e nje miku te studentes i cili i mbijetoi sulmit brutal.
Ne monumentin Jantar Mantar ne Nju Delhi, dy demonstrues mbajten nje greve urie, ndersa gjate kesaj kohe protestat kane qene te vazhdueshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›