E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA BE Turqia dhe Britania denojne fjalimin e Assad

SHBA dënuan fjalimin e presidentit sirian Bashar al-Assad, i cili i cilësonte kundërshtarët e tij si “kukulla të perëndimit”
Departamenti i Shtetit tha se plani i paqes i prezantuar nga Assad ishte i shkëputur nga realiteti, ndërsa e cilësuan si një tjetër përpjekje të regjimit për të kapur pushtetin.
Në Uashtington zëdhënësja e DASH Viktoria Nuland se fjalimi i Assad minon përpjekjet e bëra nga i dërguari për paqe Lakhtar Brahimi.

Ajo i bëri thirrje Assad të largohej, ashtu sikurse dhe baronesha Cathrine Ashton.

“Ne i qendrojmë deklaratave tona, se Assad duhet të largohet dhe t’i hapë rrugë tranzicionit politik”, thuhet në një deklaratë të Ashton.
Ministri i jashtem turk Ahmet Davutoglu e cilësoi fjalimin si përsëritje të deklaratave të bëra deri tani, ndërsa sekretari i jashtëm britanik Uilliam Hague tha se premtimet e tij boshe nuk bëjnë për budalla asnjë.

Fjalimi i Assad të dielën ishte fjalimi i parë publik që prej qershorit.

Assad tha se Siria nuk i ka refuzuar lëvizjet diplomatike, por insistoi se nuk do të negociojë me njerëz që kanë ide “terroriste”.

Fjalimi është ndërprerë shpesh nga duartrokitjet dhe brohoritjet nga mbështetës të Assad.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›